Thyen rregullat e izolimit, procedohen disa lojtarë të Juventusit, përfshi CR7

Më të fundit


Rregullat e izolimit po kthehen në shqetësim edhe në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Autoritet sanitare të Torinos kanë sinjalizuar prokurorinë se disa lojtarë të Juventusit kanë thyer rregullat e izolimit për t’iu bashkuar ekipeve përfaqësuese.

Janë larguar nga ambientit e J Hotel për tu grumbulluar me përfaqësueset respektive Bentancur, Cuadrado, Danilo, Dybala e Ronaldo, por edhe Buffon e Demiral të cilët kanë shkuar në shtëpitë e tyre. Juventus është në izolim që nga dita e hënë kur dy anëtarë te klubit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas protokollit sanitar të gjithë lojtarët dhe anëtarët e klubit duhet të qëndrojnë në izolim, ti nënshtrohen kontrolleve dhe më pas mund të largoheshin, si në rastin e Rabiot i cili ka qëndruar në Torino për t’iu nënshtruar testeve, nëse brenda 5 ditësh të dy tamponët rezultojnë negativ mund të bashkohet me Francën.

Shembulli i kundërt është Napoli ku pasi dy lojtarë rezultuan pozitiv i gjithë ekipi është në izolim dhe asnjë lojtarë nuk është lejuar të grumbullohet me ekipet përfaqësuese, përfshi këto edhe Hysaj.



Skip to toolbar