COVID-19 tremb Serie A, rikthehet ideja e fazës “play off”

Më të fundit


Covid-19 tremb Serie A. Pas rasteve të fundit ku lojtarë të Genoa e Napoli rezultuan pozitiv dhe mbi të gjitha pas polemikave që solli sfida Juve-Napoli, në Itali po studiojnë një plan B për të mbyllur sezonin nëse janë të detyruar në rast emergjence. Objektivi është të shpëtojnë sezonin me çdo kusht, për këtë arsye në zyrat e Ligës është rikthyer ideja e “play off”.

Sipas “Corriere dello Sport”, dy janë skenarët më të mundshëm: Hipoteza kryesore është të mbyllin rregullisht fazën e parë ndërsa ndeshjet e kthimit të zhvillohen në bazë të një ndarje ku ekipet do të përballen vetëm me ndjekësit në tabelën e klasifikimit, më pas do të zhvillohen “play off” dhe “play out” për të vendosur titullin, ekipet që do të luajnë në europë dhe ato që do të zbresin nga kategoria.


Me këtë formulë do të kurseheshin rreth 30 ndeshje. Hipoteza e dytë është modeli që u aplikua në edicionin e fundit të Champions League, një “final eight” në një vend të sigurt ku ekipet që janë më mirë në tabelën e klasifikimit do të jenë të avantazhuara. Pika e dobët e këtij plani është se do të shkurtonte shumë ndeshje. Idenë e ndeshjeve “play off” “play out” e ka përkrahur edhe Ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora.




Skip to toolbar