TikTok mbledh të dhëna për Kinën? Drejtori i rrjetit social sqaron si qëndron e vërteta

Më të fundit


I pyetur nëse TikTok mbledh të dhëna për Kinën, Jakub Olek, drejtor i TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë ka deklaruar se Ti nuk ka asnjë lidhje mes tyre, madje ai as nuk operon në Kinë.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai ka thënë se 60% të punës TikTok e ka në Amerikë, edhe kanë vendosur që të ndërtojnë një projekt shumë të madh në Europë, në tre qendra të dhënash.

“Nuk ka asnjë lidhje mes TikTok dhe qeverisë kineze. TikTok nuk është i mundshëm në Kinë, nuk operon në Kinë, është një aplikacion që po funksionon në pjesën tjetër të botës dhe ne nuk jemi pyetur kurrë nga qeveria kineze për të shpërndarë informacionet të dhënat përdorueseve. Edhe nëse do ishim pyetur nuk do i shpërndanim të dhënat e përdoruesve. Siç shpreha për raportet e sigurisë, mund të shohësh se në atë pjesë ka një paragraf se cilat qeveri janë duke kërkuar lidhje me ne për cilat të dhëna. Është pjesë e raportit tonë, mund ta shihni. E kuptojmë që nuk është e thjeshtë për ne të themi thjesht na besoni, na duhet që të bëjmë edhe përpjekje të tjera. 60% të punës TikTok e ka në Amerikë, ne kemi vendosur që të ndërtojmë një projekt shumë të madh në Europë, në tre qendra të dhënash. Do të vendosim të dhënat e përdoruesve tanë europianë në këto qendra që jo vetëm do të grumbullohen aty por do të punojmë me një kompani kundër sulmeve kibernetike për të verifikuar që kjo pjesë do të ruajë të dhënat, dhe do ketë edhe dyer të mëdha. Për më tepër mund të shkojnë autoritetet dhe të flasin se si do të funksionojë ky proces. Kjo tregon edhe standardin se si ne po ndërtojmë. Por ju siguroj se TikTok nuk ka asnjë lidhje me qeverinë kineze mund të jeni shumë të sigurtë për këtë gjë, dhe mund të hapni edhe llogarinë tuaj në Tik Tok”, u shpreh drejtori i TikTok.



Skip to toolbar