Përmes një votimi online publiku ka përzgjedhur logon zyrtare, e cila do të përfaqësojë Tiranën në aktivitet e shumta që do të zhvillohen me rastin e 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet. Mbi 35 mijë qytetarë morën pjesë në votim duke përzgjedhur mes katër finalistëve logon e krijuar nga studio kosovare “Karrota”, një prej më të njohurat në fushën e dizajnit.
E themeluar në vitin 2005, “Karrota” është kompania e vetme në rajon e shpërblyer me Luanin e Artë në Kanë për krijimin e Monumentit NEWBORN në Prishtinë.
Në këtë garë morën pjesë mbi 50 aplikantë, ndërsa pas përzgjedhjes fillestare, 4 logot finaliste u prezantuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj ku u hap dhe votimi online.