Tirana fiton në Laç. Bylis ia del me vështirësi

SPORT


Tirana e drejtuar nga Emanuele Egbo po vijon me rezultatet fantastike pasi sot bardheblutë kanë marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat në një transfertë tepër të vështirë siç është ajo e Laçit.

Takimi u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të bardhebluve, por ata që kaluan të parët në avantazh ishin kurbinasit të cilët realizuan me Ignjatovic. Heroi i Tiranës në këtë ndeshje do të rezultonte sulmuesi i ri Ernest Muçi, i cili falë dopietës së tij përmbysi rezultatin dhe në të njëjtën kohë vulosi fitoren.

Takimi tjetër i orës 13:00 mes Bylist dhe Luftëtarit ka përfunduar me shifrat 1-0, me golin e realizuar nga i përhershmi Guindo.



Skip to toolbar