Makina merr përpara motoçikletën, vdes drejtuesi, plagoset pasagjeri

AKTUALITET


Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. 35-vjeçari me iniciale E.D., ishte duke drejtuar motoçikletën kur është përplasur nga një makinë tip ‘Audi’ me drejtues shtetasin A.Sh., 25 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Shirgjan, ndërsa nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe pasagjeri që ndodhej në motoçikletë shtetasi me iniciale F.Q., 56 vjeç.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e makinës.




Skip to toolbar