Një person është përplasur nga një makinë në momentin që po tentonte të kalonte rrugën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ali Demi”, mbrëmjen e të hënës, ku drejtuesja e makinës me iniciale G.S. ka përplasur këmbësorin, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se shpejtësia e lartë ka bërë që drejtuesja të humb kontrollin e mjetit, duke shkaktuar aksidentin.
Drejtuesja e automjetit është arrestuar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe identifikimin e të plagosurit