Tjetër incident në Shtëpinë e Bardhë, makina përplaset me murin rrethues

BOTA


Një makinë është përplasur me gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara duke ngritur në këmbë policinë e Uashingtonit dhe shërbimet sekrete që sigurojnë zonën.

Sipas të dhënave paraprake, një mjet është përplasur me kangjellat e kompleksit, teksa drejtuesi i tij është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Zëdhënësi i shërbimeve sekrete, Anthony Guglielmi deklaroi për mediat se ende nuk dihet dinamika e kësaj ngjarje, teksa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje për të zbuluar qëllimet e tij.



Skip to toolbar