Një tjetër natë ankthi në shumë zona të Greqisë teksa vatrat e zjarrit vijojnë aktive dhe puna e zjarrfikësve vijon e pandërprerë.
Sipas raportimeve të mediave në vend, numri i vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit ka qenë mbi 70.
Frontet më kritike të zjarrit, për momentin, ndodhen në Andros, ku flakët po favorizohen nga era, Evros dhe Rodop ku janë dërguar njoftime evakuimi.
Beteja me flakët vijon nga forcat e Zjarrfikësve në Evros, Parnitha dhe Beotia.Po ashtu, bëhet e ditur se në njëzet e katër orët e fundit janë shënuar 75 zjarre të reja në pyje, shumica e të cilave, sipas zjarrfikësve, janë shuar menjëherë, në fazën fillestare.