Tmerr në Selenicë, godet me sëpatë gruan dhe vajzën e xhaxhait

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Selenicën pasditen e të mërkurës. Një 27-vjeçar, me inicialet M.Ç, banues në fshatin Gumenicë të Selenicës, ka qëlluar me sëpatë bashkëshorten dhe vajzën e xhaxhait. Sipas informacionit zyrtar të policisë, mësohet se i riu ka pasur një konflikt për motive të dobëta me dy të afërmet e tij, dhe më pas i ka qëlluar ato me sende të forta.

Mësohet se 27-vjeçari ka përdorur bishtin e sëpatës për të goditur vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait. Menjëherë pas këtij konflikti, të plagosurat janë nisur drejt spitalit për të marrë mjekim, ndërkohë që policia njofton se nuk kanë probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.



Skip to toolbar