Toka vazhdon të dridhet, 12 tërmete gjatë të mërkurës

AKTUALITET


Toka në Shqipëri nuk gjen paqe po vazhdojnë lëkundjet dhe tërmetet fatmirësisht me magnitugë të ulët dhe pa shkaktuar dëme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave gjatë të mërkurës (sot) në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 12 tërmete me magnitudë që varion nga 3 deri në 3.9 që ishte ai i fundit i regjistruar në orën 12.03 minuta.

Epiqendra e tërmeteve ka qenë Kepi i Rodonit dhe ISHMI.

Tërmeti i fundit i regjistruar në orën 12.03 ishte me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, me thellësi 29 km dhe epiqendra në Ishëm.

Edhe ky tërmet vjen si post goditje dhe që pason tërmetin vdekjeprurës që tronditi vendin, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.



Skip to toolbar