“Topi” në fushën e Sylvinho, trajneri me pushime, më pas do të vendosë për të ardhmen

Më të fundit


Abc News LIVE Trajneri ka nisur pushimet, ndërsa mediat spanjolle dhe portugeze flasin për oferta të tjera nga klube, që tashmë janë në tavolinën e teknikut.

Do të qëndrojë, apo do të largohet? Duhet të rrijë, apo të ikë? E ardhmja e Silvinjo në pankinën e kombëtares së Shqipërisë ka edhe edhe shumë pikëpyetje dhe të panjohura të tjera, por të gjitha këto pritet të marrin përgjigje në javët e ardhshme.


Përpara nisjes për në Gjermani për Euro 2024, tekniku nuk pranoi të firmosë rinovimin që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i vendosi në tavolinë.

Kushtet e kontratës nuk kanë ndryshuar edhe pas eliminimit të Kombëtares së Shqipërisë në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, por Silvinjo ka marrë sërish kohë. Në pushimet që ka nisur do të ketë mundësi të peshojë mirë ofertën e FSHF, por edhe të tjerave që duket se ka në dorë nga skuadra klubesh.

Në fillim ishte e përditëshmja spanjolle “AS”, e cila në një shkrim të saj zbuloi se trajneri i Shqipërisë ka ngjallur interesin e disa klubeve europianë, përfshirë edhe spanjollë, ndërkohë edhe në Portugali, kanë nisur të flasin për një ofertë të një klubi të Liga NOS, që tashmë Sylvinho e ka në dorë.

Tekniku ka vendosur të mos nxitohet, ndërsa do të diskutojë edhe me ndihmësit e tij Zabaleta dhe Doriva përpara se të vendosë për të ardhmen. Kështu, nëse do të flisnim me gjuhën e futbollit, tani topi është në fushën e Sylvinho. /i.m /abcnews.al




Skip to toolbar