Tottenham e nis me përmbysje spektakolare, mban hapin e kreut

SPORT


Tottenham e ka nisur sezonin e ri me fitore, duke iu kundërpërgjigjur Liverpool e Manchester City, të cilët kishin fituar në ndeshjet e tyre të hapjes së kampionatit anglez. Ekipi i drejtuar nga Pochettino ka fituar 3-1, me përmbysje ndaj Aston Villa, në javën e parë të Premier League.

Një ndeshje e vështirë për “Gjelat”, që duhet thënë se vuajtën në pjesën e parë, pasi pësuan gol vetëm pas 9 minutash lojë. McGinn shënoi për skuadrën mike.


Në pjesën e dytë Pochettino hodhi në fushë Eriksen dhe falë tij loja mori dinamikë tjetër.

Ndombele, një nga blerjet e verës, ishte ai që barazoi duelin në minutën e 73-të, ndërsa për të kaluar në avantazh Totenham mendoi Harry Kane në minutën e 86-të. Sulmuesi ishte ai që vulosi suksesin 3-1 me golin e minutës së 90, duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij në ndeshjen e parë.




Skip to toolbar