“Toyota Yaris”, pak orë jashtë qelisë për porositësin, i vdiq i ati

AKTUALITET


Biznesmeni Alban Mollaymeri, i arrestuar pas skandali me “Toyota Yaris”, pasi rezultoi të ishte porositësi i makinave të ngarkuara me 3.4 milionë euro, është lënë i lirë pasi ka humbur jetë i ati.

Për këtë arsye, ai është liruar me leje për disa orë nga burgu “313”, ku ndodhet që prej vitit 2018, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit.


Alban Mollaymeri ishte pronari i një servisi makinash në zonën e bregut të lumit në Tiranë, por u arrestua pasi rezultoi se ishte pikërisht ai që kishte porositur makinat “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro nga Gjermania.

Për hetimin që po zhvillohet mbi rastin, prokuroria belge mori në pyetje para pak javësh edhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Katër prokurorë belgë erdhën posaçërisht në Shqipëri për të marrë në pyetje kreun e PD-së dhe një ndër pyetjet që kërkonte përgjigje ishte se si u informua Basha i pari për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?

Aksioni për bllokimin e 3.4 mln eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në “Toyota Yaris” pa targa. Për këtë ngjarje janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris.  Katër të arrestuarit në Shqipëri  janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.




Skip to toolbar