Trafik i rënduar gjatë sezonit turistik, pesë akset problematike në Durrës

AKTUALITET


Sezonin turistik shoqërohet edhe me probleme të trafikut kryesisht në rrugët e zonave bregdetare, në të cilat rritet fluksi i qarkullimit të mjeteve gjatë ditëve të verës. Durrësi është një nga qytetet e mëdha bregdetare të vendit, rrugët e të cilit gjatë verës duhet të përballojnë një trafik të rënduar. Për këtë arsye, Drejtoria e Policisë në qytetin bregdetar, ka hartuar një plan masash për të bërë të mundur krijimin e problemeve të theksuara gjatë sezonit të verës. Në një dalje për mediat Kryeminisar Valentin Forini ka treguar se cilët do të jenë akset më problematikë dhe me trafik të rënduar.

“Akset kryesore dhe më problematike janë Maminas-Gjiri Lalëzit, Unaza e Shkozetit, Plepa-Golem, Ura e Gjolës, Fushë Krujë- Thumanë. Në këto akse për gjithë sezonin turistik janë me shërbime të përforcuara dhe në monitorim për menaxhimin e trafikut. Shërbimet e Policisë Rrugore u kërkojnë gjithë drejtuesve të mjetit dhe i këshillojnë që të bëjnë kujdes me: -Respektimin e normave të sjelljes. -Respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. -Rregullimin e shpejtësisë dhe mbajtjen e distancës nga mjetet e tjera”, është shprehur Forini.

Sipas drejtuesit të lartë policisë në Durrës në gjashtëmujorin e parë të vitit, krahasuar me një vit më parë, numri i aksidenteve në këtë qark ka pësuar rënie me 40%. Sipas uniformave Blu, shkak i kësaj rënie të numrit të aksidentet në akset që menaxhohen nga policia e Durrësit, ka qenë shtimi i patrullave në pikat që cilësohen si problematike. Megjithatë, rreziku i aksidenteve rrugore gjatë verës mbetet i parashikuar, për shkak të kthimit të emigrantëve në atdhe, ardhjes së turistëve të huaj, të cilët nuk njohin rrugët, si dhe përdorimit të shtuar të alkolit.



Skip to toolbar