Zjarri shkrumbon një banesë dhe 5 makina, panik për pushuesit në Gjirin e Lalzit

AKTUALITET


Një zjarr i madh ka rënë pas mesditës të së dielës në plazhin e Gjirit të Lalzit, ku si pasojë është djegur një banesë dhe pesë makina.

Policia ende nuk dalë me një deklaratë zyrtare, por mësohet se zjarri ka rënë në një kabinë pushimi për turistët. Si pasojë, flakët të ndihmuara dhe nga kushtetet atmosferike, kanë djegur një banesë dhe pesë makina që ndodheshin aty pranë.


Menjëherë pas rënies së flakëve në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, nëse ka qenë i qëllimshëm apo është shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike. Fatmirësisht, nga flakët nuk ka pasur dëme në jetë njerëzish, vetëm ato materiale, që në këtë rast janë të konsiderueshme.

Flakët kanë shkaktuar panik edhe për pushuesit e shumtë që kanë qenë këtë fundjavë në bregun e Gjirit të Lalzit. Policia ka shkuar në vendin  e ngjarjes dhe po punon për gjetjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.




Skip to toolbar