Trafikonin lëndë narkotike në Shqipëri e Itali, SPAK mbyll hetimet për 21 anëtarë të grupit kriminal

AKTUALITET


SPAK ka përfunduar hetimet për 21 anëtarët e grupit kriminal që transportonin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme në Shqipëri dhe Itali.

Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2020 e në vazhdim ku është bërë e mundur sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike në Durrës, Tiranë, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Maqedoninë e Veriut, në Greqi dhe  Itali, në tetë episode trafikimi të lëndëve narkotike të llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, e cila është  siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.

SPAK bën me dije se gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 episode lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro, si dhe automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular dhe vlera monetare.

Në përfundim të hetimeve paraprake janë akuzuar të pandehurit Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Sonila Sula, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Capi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cilo, për disa vepra penale si, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.



Skip to toolbar