Dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme në Gramsh, si pasojë e një aksidenti.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Çekrez, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Të plagosurit, ku shumica janë shtetas sirianë, paraprakisht u dërguan në spitalin e Gramshit, por raportohet se do të transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Në fshatin Çekrez, Gramsh, shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.