Një tragjedi e rëndë ka ndodhur pasditen e të dielës në kanionin e Holtës në Gramsh. Një vajzë 25 vjeç, emri i të cilës mësohet të jetë Tila Sallaku, është mbytur në ujërat e këtij kanioni, pas vërshimeve nga reshjet e shiut. Ngjarja ka ndodhur këtë fundjavë, teksa e reja bashkë me disa miq të saj, kishin shkuar për turizëm në këtë zonë turistike, por që rezultoi të shndërrohej në tragjedi. Fillimisht, policia u njoftua për bllokimin e disa turistëve na kanionin e Holtës në Gramsh. Menjëherë pas njoftimin, efektivët e RENEA-s, zjarrfikësit dhe punonjës të Emergjencave Civile, janë nisur në drejtim të Holtës, që ndodhet në afërsi të Gramshit.
Pas nisjes së kërkimeve, policia ka shpëtuar jetën e 4 fëmijëve, të cilët gjendeshin të holluar në hyrje të kanionint të Holtës, pasi prurjet e ujit ishin të rrëmbyeshme dhe në nivel të madh. Më pas, efektivët bly kanë nisur kërkimet për tre persona të tjerë, të raportuar të zhdukur. Gjatë kërkimeve, është gjetur trupi i pajetë i 25-vjeçares, e cila nuk kishte mundur dot t`i shpëtonte vërshimit të ujit. Më pas, janë nxjerr shpëtuar dy persona të tjerë, të cilët mësohet të kenë qenë vëllai dhe një i afërm tjetër i vazjës së mbytur, të cilët kishin ardhur nga Lushnja. Në informacionin e shpërndarë nga policia e Elbasanit, mësohet se pas gjetjes së personave të raportuar të zhdukur, dhe trupit të pajetë të vazjës, kërkimet vijojnë për tu siguruar që nuk ka persona të tjerë që kanë nevojë për ndihmë.
Kanioni i Holtës
Kanioni i Holtës është një nga kanionionet piktoreske të vendit tonë, i shfrytëzuar vitet e fundit për qëllime turistike. Ky kanion ndodhet mes Gramshit dhe Elbasanit, ndërsa pellgu ujëmbledhës i tij, ndodhet në malet e zonës së Shpatit (Gjinar-Zavalinë). Kanioni ka një gjatësi të konsiderueshme, ndërsa në brendësi të tij ka dhe burime të ujërave termale, një nga arsyet pse turistët e vizitojnë kaq shpesh këtë vepër të natyrës. Megjithatë, rreziku më i madh në kanion është vërshimi i ujit, i cili vjen pikërisht prej maleve të zonës. Turistët e huaj, të cilët mund të mos kenë parashikuar një rrebesh të mundshëm në malet e Shpatit, duke u futur në kanion, dhe për pasojë janë kapur në befasi nga prurjet e larta që kanë vërshuar më pas.
Kanioni është një nga zonat turistike më atraktive të Gramshit, që vizitohet nga mijëra turistë çdo muaj. Në këtë periudhë të vitit, për shkak të ujërave termale që burojnë në brendësi të tij, numri i turistëve është më i madh. Ndërkohë, si pjesë e këtij kanioni, janë dhe disa shpella, si ajo e Kabashit dhe Holtës, të cilat përfshihen në paketat turistike. Megjithatë, për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së guidave, vizitat pa pasur një person që e njeh zonën, mund të rezultojnë fatale, si në rastin e të dielës.