Anija e linjës Sarandë-Korfuz pëson defekt, panik për 27 pasagjerët në bord

AKTUALITET


Pasditen e të dielës në ujërat territoriale greke, anija “Saranda Expres”, me flamur shqiptar, që bën linjën Sarandë-Korfuz, rreth orës 16:45 ka pësuar një defekt në sistemin e drejtimit. Për këtë arsye anija ka dhënë menjëherë sinjalin SOS. Pas alarmit, anija është zhvendosur në afërsi të zonës së Kassiopit, në veri të ishullit të Korfuzit.

Pranë anijes Saranda Expres ka shkuar edhe anija tjetër e linjës Srandë-Korfuz, anija REINA 2, e cila ka ofruar ndihmë. Brena anijes me defekt, ndodheshin 27 pasagjerë dhe 2 automjete, të cilët nuk kanë pasur rrezik, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.


Kapitaneria e Portit të Srandës ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit të Korfuzit, të cilët kanë nisur rimorkiatorët për ta tërhequr anijen Saranda Expres drejt portit të Korfuzit.

Ndërkohë, pasgjerët që ndodheshin në anije do të presin të rikthehen në portin e  Korfuzit, ndërkohë që mjeti lundrues i linjës Sarandë-Korfuz, do t`i nënshtrohet një hetimi dhe kontrolli nga autoritetet përkatëse për të zbardhur shkaqet e defektit.




Skip to toolbar