Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Ankona ku një grua shqiptare ka gjetur të vdekur bashkëshortin e saj.
53-vjeçari shqiptar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së mikut të tij. Shqiptari u gjet i pajetë nga gruaja e tij, i varur në një pemë, mesditën e 20 gushtit rreth orës 13:00.
Burri kishte dalë në mëngjes nga shtëpia për të vizituar mikun e tij. Ndërkohë, nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje.
Policia dhe grupi hetimor ka marrë në pyetje të njohurit dhe miqtë, për të parë nëse burri vuante nga depresioni apo probleme të veçanta.