CR7: Vlej më shumë se 400 milionë euro

AKTUALITET


Futbollisti i njohur Christiano Ronaldo bën gjithmonë bujë me deklaratat e tij dhe më e fundit është ajo rreth vlerës që ai ka. Në një intervistë për “TVI”, Ronaldo teksa ka folur për merkatot e çmendura në futboll ka thënë se ai vlen më shumë se 400 milionë euro.

“Ditët e sotme, vlerat janë rritur shumë. Të gjithë mund mund të kenë një vlerë 100 milionë euro. Shoh mbrojtës që shiten për 75 milionë. Ndoshta, unë vlej 3-4 herë më shumë se aq”, është shprehur portugezi.


Futbollisti i njohur ka folur edhe për vijimin e karrierës së tij, për trofetë dhe sfidën e përjetshme me Leo Mesin.

“Kush fiton, ka gjithmonë të drejtë. Besoj se asnjë lojtar tjetër nuk ka kaq shumë trofe sa unë. Dhe, nuk është koincidencë se Mesi dhe unë jemi të vetmit që kemi fituar 5 Topa të Artë.

Pas Realit, më duhej një sfidë e re. Juventusi paraqitej si një sfidë interesante për mua. Për më tepër, gjithmonë më kanë pëlqyer bardhezinjtë”, është shprehur Ronaldo.

Ndërsa në lidhje me karrierën ai shpreson që të luaj futboll deri në moshën 41 vjeçare.

“Mund ta mbyll karrierën sezonin që vjen, por gjithashtu mund të luaj edhe deri 41 vjeç. E rëndësishme është që të shijosh momentin. Kam nevojë për projekte tundues. Nga pikëpamja ekonomike jam i qetë, prandaj zgjodha Juven. Jam i motivuar si në ditën e parë, dhe dua të fitoj gjithçka këtu. Por, Champions League nuk është një fiksim. Do i lëmë gjërat të ecin dhe do shohim në fund.

Unë jam i fiksuar me fitoren, por kam mësuar që të menaxhoj edhe humbjet. Jeta nuk mbaron kur nuk fiton diçka në futboll. Xhorxhina nuk merr shumë vesh nga futbolli, dhe jam i lumtur për këtë”, ka deklaruar Ronaldo.




Skip to toolbar