Një 70-vjeçar ka rënë nga kati i pestë i një pallati në lagjen nr. 17 në Durrës. Mësohet se i moshuari ka ndërruar jetë në vend. Sipas policisë, ai jetonte i vetëm në banesë. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje, por policia ka marrë kontakt me të afërmit e tij për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje tragjike.
Banorët e pallatit kanë vënë re rënien e 70-vjeçarit dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu dhe ambulanca, por i moshuari ka ndërruar jetë në vend. Policia nuk dha detaje mbi këtë ngjarje, por që ka nisur hetimet për të mësuar më shumë rreth saj.