Tragjike në Gjermani/ Kryetarja e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë para shtëpisë

BOTA


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Herdecke, në rajonin e Westfali. 

Kryebashkiakja e Herdecke, Iris Stalzer, e cila sapo ishte zgjedhur, është goditur disa herë me thikë nga disa persona të panjohur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. 

Sipas gazetës Bild, politikania 57-vjeçare është gjetur e gjakosur në shtëpi nga djali i saj. Ajo u ka treguar personave që i dhanë ndihmën e parë se ishte goditur nga disa persona para hyrjes së banesës. 

Iris Stalzer është goditur plot 13 herë në stomak dhe në shpinë, ku 57-vjeçarja iu nënshtrua menjëherë një operacioni urgjent



Skip to toolbar