Tragjike në Kamëz, gjyshi aksidenton për vdekjen nipin e mitur, detaje nga ngjarja e rëndë

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Kamzës mëngjesin e së mërkurës, ku gjyshi aksidentalisht ka përplasur për vdekjen nipin e tij 2 vjeç.

Shtetasi P. M. ishte duke ecur mbrapsht me automjet, në oborrin e banesës së tij dhe nuk e ka parë të miturin që ishte aty.

Si pasojë e përplasjes i mituri ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Skip to toolbar