Trajneri i ri i Kombëtares, Duka: Prezantohet javën e ardhshme!

Më të fundit


Trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit do të prezantohet javën e ardhshme. Është Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka dhënë lajmin nga Shkodra.

I pranishëm në inaugurimin e ndërtimit të një fushe sportive për fëmijët e kopshtit “Ismet Sali Brucaj”, i financuar nga fondacioni “Lorik Cana 5, Duka ka folur për mediat duke deklaruar se javën e ardhshme do të plotësohet i gjithë stafi teknik i ekipit kombëtar.

Jemi në 12 prill dhe unë besoj se javën tjetër do e kemi plotësuar jo vetëm emërimin e trajnerit, por dhe të gjithë stafit për të përgatitur ndeshjet e qershorit”, ka thënë Duka.

Kështu do të duhet të presim dhe pak ditë për të mësuar pasuesin e Christian Panuccit në krye të stolit të Kombëtares. Deri më tani janë lakuar shumë emra, si kandidatët e mundshëm që do të drejtojnë Shqipërinë, por ai më i përfoluri është emri i trajnerit italian Edi Reja.

Më tej, në deklaratën e tij, Armand Duka, ka folur edhe për përfundimin e kampionatit, duke u shprehur se ekipet duhet të angazhohen në maksimum për të marrë më të mirën.

“Është fundi i një kampionati. Të gjithë kërkojnë të marrin maksimumin e tij. Ky maksimum merret në fushën e lojës dhe sa më shumë impenjim dhe organizim nga skuadrat për ta finalizuar me sukses këtë kampionat. Jo vetëm nga skuadrat e Kategorisë Superiore, por gjithë garës”, -ka deklaruara Duka.



Skip to toolbar