Trajtimi i ri për koronavirusin mund të jenë antitrupat e fabrikuara

AKTUALITET


Në një kohë kur bota është në pritje të një vaksine kundër koronavirusit, një hap i madh përpara për të luftuar pandeminë mund të vijë nga një lloj terapish bioteknike të përdorura gjerësisht kundër kancerit dhe problemeve të tjera dhe këto janë antitrupat e projektuara për të sulmuar virusin e ri.

Zhvillimi i antitrupave monoklonale për të shënjestruar virusin është mbështetur nga shumë shkencëtarë. Një mes tyre është dhe zyrtari i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci i cili e konsideron këtë gjë një “bast të sigurt” kundër Covid-19.


Kur një virus kalon mbrojtjen fillestare ndërsa hyn brenda trupit, fillon një reagim i cili shkakton prodhimin e qelizave që synojnë të luftojnë “pushtuesin”. Këtu përfshihen antitrupa që njohin dhe mbyllen mbi një virus, duke parandaluar përhapjen e infeksionit.

Antitrupat monoklonale të rritura në bioreaktorë, janë kopje të proteinave origjinale që prodhohen nga vetë trupi.

Shkencëtarët janë ende duke punuar për rolin e saktë të neutralizimit të antitrupave në rikuperimin nga COVID-19, por kompanitë farmaceutike janë të sigurt se antitrupat e duhur ose një kombinim i tyre mund të ndryshojnë rrjedhën e sëmundjes që ka shkaktuar më shumë se 675,000 viktima.




Skip to toolbar