Transportonte kokainë me vlerë 3 milionë euro, arrestohet 40 vjeçari shqiptar në Itali

BOTA


Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Ravena të Italisë pasi u kap duke transportuar 31 kilogramë kokainë.

Sipas hetuesve, droga ishte e destinuar për shitje në rajonet e veriut të Italisë, kryesisht në Piemonte.

Kjo sasi lënde narkotike do të kapte vlerën e mbi 3 milionë eurove në treg.

40-vjeçari u arrestua në flagrancë për trafikim të paligjshëm dhe mbajtje të lëndëve narkotike ose psikotrope, me rrethanë rënduese sasinë e madhe./abcnews.al



Skip to toolbar