Kapen me 9 klandestinë në makinë, arrestohen dy persona

AKTUALITET


Dy persona u arrestuan gjatë kohës që po ndihmonin 9 klandestinë të kalonin kufirin ilegalisht me qëllim përfitimin monetar. Pas marrjes së informacioneve, policia bëri të mundur ndalimin e dy mjeteve një fugoni, ku udhëtonin 7 klandestinë dhe një taksie, ku udhëtonin dy të tjerë.

Në pranga ranë 25-vjeçari A.V., i cili ishte drejtues i fugonit dhe një 52-vjeçar me iniciale V.M., drejtues i taksisë. Të arrestuari, kundrejt një shume parash, do ndihmonin 9 klandestinët të kalonin kufirin për të hyrë më pas në vendet e BE-së.

Dy personat, së bashku me klandestinët u ndaluan në fshatin Buqezë të Pogradecit , ndërsa policia ka rritur aksionet e saj për goditjen e veprimtarisë së paligjshme kundrejt trafikimit të klandestinëve.



Skip to toolbar