Tre informacionet sekrete për abuzime, që përplasën KED për Xhaferllarin

AKTUALITET


Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka dërguar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi tre informacione sekrete për pastërtinë e figurës së saj, por KED ka vendosur me shumicë votash të lejojë kandidimin e saj, megjithëse për këtë kandidim, anëtarët Arta Marku dhe Ardian Dvorani, janë shprehur me mendim ndryshe nga shumica.

Sipas të dhënave të deklasifikuara, Marsida Xhaferllari dyshohet për tre momente në vitet 2001-2002. Një rast për veprime abuzive dhe korruptive të një tjetër personi, ku përmendet edhe Xhaferllari. Rasti i dytë për veprime abuzive të Xhaferllarit për mitmarrje, duke favorizuar palët nën hetim dhe i treti mbi veprime korruptive të të Xhaferllarit. Për të tira këto momente, Xhaferllari ka kundërshtuar, duke deklaruar se ajo është pajisur me certifikatë “tepër sekret” dhe që DSIK nuk ka treguar burimin, duke kërkuar fshirjen e këtij informacioni. Pavarësisht këtyre informacioneve KED ka vendosur të lejojë kandidimin e saj, megjithëse Marku dhe Dvorani janë shprehur se “i vetmi arsyetim ligjor që sjell përfundimin për lejimin e kandidates Xhaferllari, është se të dhënat tashmë të deklasifikuara, të cilat janë vënë në dispozicion të KED, pa vendosur aspak në diskutim vërtetësinë e tyre, nuk përmbajnë elementë konkretë që tregojnë lidhjet, kontaktet apo veprimet abuzive e korruptive të dyshuara apo në ngarkim të kandidates kanë të bëjnë me lidhje dhe kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, sikurse përcaktohet në Kushtetutë”. Pra ata nuk vënë në diskutim vërtetësinë e informacioneve, por Xhaferllarin e shpëtonte nga kandidimi vetëm fakti se personat me të cilët ka dyshime për abuzime nuk janë pjesë e krimit të organizuar.



Skip to toolbar