Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur procesin e intervistave në kuadër të procesit të përzgjedhjes së tyre për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në tre pozicionet e lira në fushat e së drejtës administrative, civile dhe penale. I pari është pyetur është Sokol Sadushi.
“Gjykata e Lartë pa strategji. Ka nevojë për një strategji. Çështjet e mbartura janë në numër astronomik. Unë dua të bëhet gjyqtar i kolegjeve administrative. Gjykata e Lartë nuk ka funksionuar me median dhe publikun. Ajo duhet të përshtatet me teknologjinë e informacionit. Ajo duhet të jetë gjykatë ligji dhe jo gjykatë provash. Kam përvojë të gjatë pune. 30 vite si ekspert i të drejtës administrative ja vlerësoj vetes. Kam qenë edhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Sadushi.
Këshilli i Lartë Gjyqësorë premton që pas dy ditëve të dërgojë në presidencë emrat e gjyqtarëve të rinj për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë. Në garë për këto poste rezultojnë se janë Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe.
Kështu, ndizet drita jeshile për 35 mijë dosjeve të mbetura stok në bodrumet e Gjykatës së Lartë, që për më shumë se 1 vit e gjysmë është jo funksionale dhe vetëm ka arkivuar dosje.