Të paktën tre viktima dhe qindra të plagposur janë shënuar deri më tani nga tërmeti i fortë që tronditi vendin.
Një nga viktimat dyshohet se humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit.
Ndërkohë grupet e emergjencës janë duke punuar për të nxjerrë nga rrënojat persona të tjerë.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është në Durrës, një nga qytetet më të prekura nga tërmeti.
Në Thumanë, një godinë është shembur ndërsa disa persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Ky është moment kur nxirren disa prej tyre nga rrënojat, mes tyre edhe fëmijë