Tre vjet burg për një fjalë goje/ SPAK kërkon tre vite për Gjicin dhe një vit për Alma Kaçin

AKTUALITET


Këtë te premte SPAK ka dhënë pretencën, ndërsa ka kërkuar tre vjet burg për Safet Gjicin dhe një vit burg për Alma Kaçin. Të dy të pandehurit akuzohen për korrupsion pasiv e aktiv.

Safet Gjici ra në pranga në qershor të këtij viti, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor.


Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetasja Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Prej kësaj kohe Gjici ndodhet prapa hekurave, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie.




Skip to toolbar