Tritol mobilerisë në Fushë-Krujë, pronarët dhe qiraxhiu i godinës: Nuk kemi konflikte me askënd

AKTUALITET


Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhni në një mobileri në fshatin Arrameras në Fushë-Krujë. Gjatë marrjes në pyetje nga ana e policisë të familjarëve të pronarit të objektit, Bujar Caracit, pasi ai ndodhet në Greqi, thanë se nuk kanë asnjë konflikt.

Ata kanë deklaruar se objektin ja kanë dhënë me qira të afërmit të tyre Desar Çangu dhe deklarojnë se vetë nuk kanë asnjë problem.


Gjithashtu është mare ne pyetje dhe qiraxhiu i objektit, i cili e shfrytëzon si mobilieri, Desar Çangu, i cili edhe ky ja deklaruar se nuk ka konflikte personale apo familjare me askënd. Paraprakisht dyshohet që sulmi të ketë lidhje me biznesin.




Skip to toolbar