Një ngjarje e rëndë ka tronditur Laçin në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës, teksa një i ri ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se i riu me inicialet V.Sh. 24 vjeç, mësohet se është qëlluar me armë zjarri automatike në afërsi të stadiumit të Kurbinit. 24-vjeçari ka pasur një konflikt të çastit me disa të rinj të tjerë për një vend parkimi.
Autorët e vrasjes kanë kërkuar që viktima tu lironte një vend parkimi, por 24-vjeçari me orgjinë nga Mirdita, ka bërë rezistencë. Një prej personave ka nxjerr një armë automatike dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës duke i marrë jetën. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e tyre.
Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.