Trump fton Biden në debat: Kur të duash, jam gati

BOTA


Donald Trump nuk do të humbasë asnjë moment të fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e nëntorit, të cilat tashmë pas tërheqjes së Nikki Haley nga gara mes republikanëve, duket se i përcaktoi se kush do të jenë dy rivalët për Shtëpinë e Bardhë dhe ka startuar me të gjithë fuqinë e saj ndonëse jo zyrtarisht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-presidenti fton Biden në një debat televiziv, “kudo, kur të duash dhe në çdo televizion” që kreu i Shtëpisë së Bardhë do të dëshirojë.

Drejtuesit e fushatës së Biden nuk qëndruan pa u përgjigjur për këtë ftesë me shkronja të mëdha, duke thënë se manjati thjesht ka nevojë për vëmendje.

“Është e rëndësishme, për të mirën e vendit tonë, që Joe Biden dhe unë të debatojmë për çështje që janë kaq jetike për Amerikën dhe popullin amerikan,” postoi Trump në faqen e tij të internetit të mediave sociale, Truth.

Ai shtoi se debate të tilla mund të drejtohen nga Komiteti Kombëtar Demokratik, ose Komisioni për Debatet Presidenciale, i cili ka mbikëqyrur debatet presidenciale për 30 vitet e fundit.



Skip to toolbar