Trump: Pas vrasjes së miliarderit Epstein, qëndron çifti Clinton

BOTA


Vdekja e Jeffrey Epstein ishte një fund i papritur i një jete të shënuar nga pasuria, fuqia dhe vite akuzash për krime seksuale. Por vetëvrasja e dukshme e multimilionerit në një burg federal të Nju Jorkut ka nxitur pyetje për vdekjen e tij dhe të ardhmen e çështjeve juridike kundër tij.

Por ai që po trazon më shumë ujërat është presidenti Donald trump, i cili ishte edhe miku i miliardierit. Të shtunën shefi i Shtëpisë së Bardhë promovoi një teori konspirative që lidh familjen Clinton me vdekjen e multimilionerit të akuzuar për trafik femrash, Jeffrey Epstein, i cili u gjet i vdekur dy ditë më herët në burg, pasi kreu vetëvrasje.

Trump shpërndau në Twitter një video nga komediani konservator Terrence Williams, i cili pretendon pa prova se ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, rivalja e zgjedhjeve presidenciale të Trumpit 2016, ishin përgjegjës për vdekjen e Epsteinit, shkruan CNN.

Byroja Federale e Burgjeve dhe Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr tha se Epstein vdiq në një “vetëvrasje të dukshme” ndërsa ishte në paraburgim federal. Si rezultat i ripublikimit nga Trump, video mori më shumë se 3 milion shikime në Twitter deri në mëngjes të dielën – më shumë sesa videot më të fundit të Williams. Të dy Trump dhe Bill Clinton ishin miq me Epsteinin në dekadat e mëparshme, por Trump e shfrytëzoi teorinë konsipirative për të sulmuar familjen Clinton.

Angel Ureña, një zëdhënës i ish-presidentit, e quajti teorinë e komplotit “qesharake, dhe natyrisht jo e vërtetë”. “Dhe Donald Trump e di atë”, shkroi Ureña në Twitter. CNN gjithashtu i është drejtuar një zëdhënëseje për Hillary Clinton. Ligjvënësit dhe zyrtarët e qeverisë kanë bërë thirrje për hetimet mbi vdekjen e Epsteinit, por asnjëri nuk shkon aq larg sa Trump, i cili akuzon se pas vdekjes qëndrojnë rivalët politik.

Trump nuk ishte zyrtari i vetëm në administratën e tij që promovoi teorinë e komplotit Epstein-Clintons. Lynne Patton, një zyrtare e lartë në Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe një ndihmëse dhe mike familjes së Trump, gjithashtu i dha zë teorisë së komplotit në llogarinë e saj në Instagram më herët gjatë ditës.

Këshilltarja e vjetër e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway u shfaq në Fox News të dielën, duke mbrojtur Presidentin. “Unë mendoj se Presidenti thjesht dëshiron që gjithçka të hetohet”, tha Conway kur u pyet në lidhje me retorikën e diskutueshme të Trump.

Para se të kandidonte për President, Trump promovoi teorinë e komplotit që Presidenti Barack Obama ka lindur në Kenia – dhe jo Shtetet e Bashkuara – madje e bëri edhe pasi Obama nxorri ​​një certifikatë lindjeje që tregon se ai kishte lindur në SHBA.

66-vjeçari ishte i njohur për miqësinë me. Presidenti Donald Trump, ish-presidentin Bill Clinton dhe princi i Mbretërisë së Bashkuar, Andrew, të gjithë kishin lidhje me të shkruan shqip. Shumë thashetheme janë përqendruar tek ajo që mund të dinin politikanët për krimet e supozuara të Epstein, dhe nëse disa prej tyre mund ta kenë dashur të vdekur. Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se ky është rasti. Megjithatë në rrjet po qarkullon hashtagu ‘Vrasja e Epstein’.



Skip to toolbar