Informaliteti, Rama: Do godasim fort deri në 2021… dhe një përgjigje për PD

POLITIKË


Kryeministri Rama është i vendosur që të mos i ndalojë kontrollet e aksionit antiinformalitet, duke e cilësuar këtë nismë si një fazë e re e shtetbërjes, ndërsa ka paralajmëruar se masa e rrepta do të vijojnë deri në vitin 2021.

Me këtë paralajmërim, ai i ka dhënë përgjigje në mënyrë të tërthortë edhe akuzave të opozitës, e cila deklaroi një ditë më herët se ky aksion po ndërmerret për të mbushur arkën e shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkangjitur videos nga Saranda ku u përqendruan këtë herë kontrollet në hotelet që abuzojnë me shtetin dhe qytetarin, Rama shprehet “shumëkush thotë se informaliteti nuk luftohet me fushata, të gjithëve u them kjo luftë frontale që ka nisur, nuk është fushatë, por një fazë e re e shtetbërjes, e cila do të vazhdojë deri në qershor 2021”, shkruan Rama.


Madje, nëpërmjet këtij mesazhi, Rama tregon gjithashtu se nuk ka asnjë hap pas për të dhënë dorëheqjen, ashtu siç kërkon opozita, që duket se deri në zgjedhjet e 2021-it, do të jetë kryeministër. Basha deri më tani ka djegur mandatet e opozitës nga Kuvendi, nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, ka dalë edhe kundër dekretit të Metës për 13 tetorin, vetëm me kushtin që nuk pranon zgjedhje pa largimin e Ramës nga Kryeministër, kusht që së fundmi nuk po mbështetet më as nga aleatët e tij.

ERTV Live😊: Në Sarandë, me forca të përqëndruara inspektimi nën drejtimin e Drejtores së Përgjithshme, Delina Ibrahimaj, për të goditur subjektet hoteliere, që abuzojnë me konsumatorin dhe shtetin, duke dëmtuar konkurentët e rregullt!Shumëkush thotë Informaliteti nuk luftohet me fushata, të gjithëve u them kjo luftë frontale që ka nisur, nuk është fushatë po një fazë e re e shtetbërjes, e cila do të vazhdojë deri në Qershor 2021👊

Gepostet von Edi Rama am Montag, 12. August 2019



Skip to toolbar