Tsipras nxjerr nga skena Kasselakis. Kongres i jashtëzakonshëm për liderin e ri të Syriza-s

BOTA


Alexis Tsipras ka goditur sërish. Përmes një manovre të brendshme të “Grupi 87”, ish-kryeministri i Greqisë ka vënë në lëvizje dhe ka miratuar një mocion ndaj kryetarit të Syriza, Stefanos Kasselakis.

Me 163 vota pro, Komiteti Qendror kaloi mocionin që detyron tani partinë të thërrasë një kongres të jashtëzakonshëm për të votuar një lider të ri.

Mediat greke shkruajnë se përballë Kasselakis do të jetë Pavlos Polaik, ish-ministër i Shëndetësisë.



Skip to toolbar