“T’u japim diçka që nuk na kushton”, Kasmi: Gjermania joshi me idenë “Shqipëria e Re”

POLITIKË


Gjermania ka përkrahur idenë e “Shqipërisë së Madhe” me mendimin se në këtë mënyrë do të kënaqte shqiptarët për t’i lejuar që të zbarkonin në trojet e tyre, ndërsa Kosova do ju shërbente si një mburojë ndaj rrezikut të vazhdueshëm serb. Historiani Marenglen Kasmi duke cituar disa dokumente gjermane në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se në fakt gjermanët, në atë tavolinë, janë shprehur pro “Shqipërisë së Re” së bashku me Kosovës duke cituar ekzaktësisht “Po le ta marrin. Po ua japim diçka, as se kemi dhe as nuk na kushton.”

Kasmi tha se termi “Shqipëri e Re” duke iu referuar asaj që ne sot i themi Shqipëri e Madhe u përdor nga Gjermanët si një mënyrë për të kënaqur shqiptarët që të mos i hapnin më shumë probleme gjatë zbarkimit të tyre në trojet shqiptare. Kasmi tha se instancat e larta gjermane ranë dakord që shqiptarët të krijojnë Shqipërinë e Madhe, duke pasur parasysh edhe popullsinë e Kosovës që do t’i mbronte nga rreziku serb.

 “Një takim që bëhet në muajin gusht të 1943, në instancat e larta drejtuese në Gjermani, pyetja që shtrohet ishte: se çfarë duan shqiptarët që mos të na shkaktojnë ne probleme në këtë rrezik të madh që kemi, siç është zbarkimi, Shqiptarët duan pavarësinë dhe bashkimin e Shqipërisë. Pra krijimin e Shqipërisë së Madhe. Gjermanët përdornin një term interesant, ku thonë Shqipëria e re dhe Shqipëria e vjetër. Shqipëria e re është ajo që do të bëhej me gjithë  Kosovën, që do t’i bashkëngjitej dhe e vjetra është Shqipëria e 1913, ata e përdorin për herë të parë. Thuhet po në këtë tavolinë: Po le ta marrin. Po ua japim diçka, as se kemi dhe as nuk na kushton. Kjo e lidhur ngushtë me vlerësimin që i bënte politika gjermane në këtë kohë, Kosovës, ku thuhej: Se leva e pushtimit tonë në mënyrë figurative, duhej të vendoset në Kosovës. Sepse ajo është një popullsi që bie dhe ngrihet me ne, sepse do t’u ofrojmë garanci ndaj rrezikut të vazhdueshëm serb. Pra pritej që bashkëpunimi dhe ashtu ishte në fakt, që mbështetjen do ta kemi më shumë në Kosovë, sepse do tu ofrojmë garanci ndaj Serbisë dhe patjetër edhe një bashkim” tha Kasmi. / Real Story



Skip to toolbar