“Gjermania nuk ishte ‘kalimtar’ te ne”, Kasmi: Në 1943 u dha urdhër pushtimi mbi Shqipërinë

POLITIKË


Historiani Marenglen Kasmi tha në “Real Story” se Gjermania ka dhënë një urdhër pushtimi mbi trojet shqiptare në shtator të 1943. Kasmi u shpreh se pavarësisht interesit fillimisht ekonomik dhe më pas për qëllime ushtarake, Gjermani dha urdhër për zbarkim të trupave të saj në trojet shqiptare që sigurisht u shoqërua me luftë dhe kjo nuk mund t’i cilësojë ata thjeshtë si “kalimtarë”. Pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943, Gjermania u detyrua të zbarkonte në Shqipëri me pretendimet se toka jonë do shërbente si nyje strategjike për t’iu bërë ballë kundërshtarëve të Luftës së Dytë Botërore. Por Marenglen Kasmi shprehet se pushtimi gjerman është fakt dhe nuk mund të trajtohet ndryshe.

“Në fillim të viteve 20, ka një interes vetëm në pikëpamjen ekonomike  të Gjermanisë në Shqipëri, por me daljen e Musolinit në skenën politike, me fillimin e tij në Itali, qartazi që në 1924-25, politika gjermane heq dorë  ndaj çdo interesi ndaj Shqipërisë. Dhe  thuhej se kjo është një zonë që do të drejtohet nga italianët.


Në shtator të 43, për arsye ushtarake, pra me kapitullimin e Italisë, për arsye ushtarake Gjermania duhej të pushtonte edhe trojet  shqiptare, sepse pjesa më e madhe në  frontin i gjithë Evropës Juglindore  mbahej  e pushtuar nga forcat italiane. Tërheqja e tyre nga lufta çante vijën e frontit në Evropën Juglindore dhe nëse keni parasysh planin e aleatëve për një zbarkim në Ballkan, Shqipëria në vlerësimin ushtarak gjerman plotësonte  kushtet më të mira për këtë zbarkim dhe si e tillë, i duhej  patjetër pushtet. Hapja e frontit të dytë do të ndodhte në Sicili, gjithsesi për arsye dhe motive ushtarake,  të sillte dy divizione  rreth 36 mijë forca kanë qenë në kohën më të mirë për të pushtuar. Ky është  urdhri i divizionit nr.1 për pushtimin  e trojeve shqiptare. Ky është urdhri i parë 09/09 1943. Pra në bazë të këtij urdhri, forcat gjermane  vihen në lëvizje për të pushtuar  trojet shqiptare, ku është veprimi ushtarak” u shpreh Kasmi.

Historiani Kasmi tha për gazetarin Sokol Balla se këto urdhra mbyllin përfundimisht diskutimin apo dilemën e disave se gjermanët ishin thjeshtë ‘kalimtarë” në trojet shqiptare.

“Ky urdhër vazhdon 1, 2,3, 4, duke pasqyruar situatën dhe duke urdhëruar këto forca se si duhej të vepronin. Për të mbyllur atë dilemën dhe debatin që bëhet: A ka qenë Gjermania  apo jo, kur vetë thuhet urdhri nr kaq një për pushtimin  e trojeve shqiptare. Mbyllej edhe një debat sa i takon pjesës kalimtare. Kalimtarë gjermanë ishin në atë kohë  ishin nga të gjitha frontet, që pas Stalingradit,  por është një tërheqje që vjen me luftim. Nuk mund të fshihemi pas fjalës “kalimtarë”. Sepse kemi një periudhë që dominohet nga veprime ushtarake dhe politike  me ngritjen e qeverisë shqiptare bashkëpunëtore e kështu me radhë” tha Kasmi./ Real Story




Skip to toolbar