Një turist nga Kosova ka vdekur në plazhin e Durrësit për shkak të atakut kardiak. Policia e qytetit bregdetar bënë me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës, kur 49-vjeçari nga Kosova, por që ishte me banim në Gjermani ka hyrë në det për t’u freskuar kur ka gjetur vdekjen.
“Policia është njoftuar rreth orës 12:46, se në lagjen Nr.13, Durrës, S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen, dyshohet arrest kardiak”, deklaroi Policia e Durrësit, e cila tha se grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.