Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter është regjistruar këtë të shtunë 19 tetor në mesditë, në Ankara të Turqisë.
Sipas informacioneve në faqen e Presidencës për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundjet janë regjistruar në orën 14:41 me qendër në zonën e Dulkadiroğlu.
Lëkundjet u gjetën në një thellësi prej 10.53 kilometrash, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha:
“Një tërmet me magnitudë 4.4 ka ndodhur në zonën Dulkadiroğlu të Kahramanmaraş. AFAD dhe të gjitha ekipet tona të agjencive përkatëse filluan menjëherë skanimet në vend. I uroj shëndet të mirë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësia”.