Turqia merr sistemin raketor S-400 nga Rusia, SHBA nis sanksionet

AKTUALITET


Tre ngarkesa të reja të sistemit raketor S-400 kanë mbrritur nga Rusia në bazën ajrore Murted në Ankara, sipas marrëveshjes dypalëshe, Truqi-Rusi, për lerjen e këtij sistemi raketor nga shteti në Azinë e Vogël. Ministria Turke e Mbrojtjes ka njoftuar të dielën se gjatë fundjavës do të mbërrinin në bazën ajrore në Ankara të paktën 4 ngarkesa me sistemin raketor S-400.

Blerja e sistemit raketor rus nga Turqia, ka shkaktuar tensione mes Uashingtonit dhe Anakarasë zyrtare. Megjithatë, Recep Taip Erdogan nuk është tërhequr nga marrëveshja që ka bërë me homologun e tij rusë, Vladimir Putin, pavarësisht kundërshtimeve të aleancës.

Për SHBA, sistemi raketor i Rusisë nuk është në përputhje me kërkesat e NATO-s, dhe paraqet kërcënim për avionët luftarakë të tipit F-35. SHBA e ka paralajmëruar më herët Turqinë që të heq dorë nga ky sistem, pasi në të kundër do të ketë sanksione.

Këmbëngulja e Erdogan për të blerë sistemin raketor rusë, ka bërë që SHBA të nisë sanksionet tashmë, duke ndërprerë kontratën për prodhimin e avionëve F-35, si dhe anulimin e marrëveshjeve për stërvitijen e pilotëve turq në SHBA.



Skip to toolbar