TV shtetëror iranian: 80 ‘terroristë amerikanë’ të vrarë nga sulmet e Iranit

AKTUALITET


Televizioni shtetëror iranian tha të mërkurën se të paktën 80 “terroristë amerikanë” u vranë në sulmet që përfshinin 15 raketa që Teherani lëshoi në dy bazat ajrore ushtarake të SHBA në Irak.

Televizioni shtetëror iranian citon një burim të lartë të Gardës Revolucionare, ndërsa thotë se Irani ka 100 objektiva të tjerë në rajon në rast se Uashingtoni ndërmerr ndonjë masë hakmarrëse. Ai gjithashtu tha se helikopterët amerikanë dhe pajisjet ushtarake janë “dëmtuar rëndë”.


Irani nisi sulme me raketa ndaj forcave të drejtuara nga Sh.B.A në Irak në orët e para të së mërkurës në shenjë hakmarrjeje për sulmin me dron të SH.B.A-së ndaj komandantit iranian, Qassem Soleimani, vrasja e të cilit ka ngjallur frikën e një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme.




Skip to toolbar