Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se me sulmin ndaj Policisë së Kosovës të dielën, nga një grup terrorist serb, u cënua siguria kombëtare.
Gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës, Kurti u shpreh se nënryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ishte në këtë sulm terrorist dhe sipas tij, është e rëndësishme që serbët në Kosovë të kenë pluralizëm politik.
Sipas Kurtit, Serbët e Kosovës duihet të çlirohen nga tutelat e Serbisë
“Kufiri me Serbinë, më shumë sesa vija e gjatë kufitare dhe terreni malor, veçanërisht në pjesën veriore, të rrezikshëm dhe të vështirë e bëjnë sjellja e Beogradit zyrtyar. Nëkohësisht, pas dokumentimit të pjesëmarrjes në këtë sulm terrorist të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, është vërtetuar edhe një gjë që meriton vëmendjen e të gjithëve, rëndësia jetike e ringjalljes së pluralzimit politik të serbëve në Kosovë.
Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm. Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë”, theksoi ai.