“U dëgjuan britmat”, shqiptari godet 3 herë me thikë gruan në Itali

AKTUALITET


Një 62 vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë me thikë gruan e tij 58 vjeçare, në Torino të Italisë. Siç shkruajnë mediat italiane, ishin fqinjët ata që lajmëruan policinë pasi dëgjuan britmat e gruas.

Kjo e fundit është dërguar në spital me 2 plagë të rënda në fytyrë dhe një në shpatull. Ndërkohë në pranga është vënë autori i plagosjes.

Bazuar në informacionet paraprake, ka dyshime se çifti kanë pasur debate të herëpashershme.

Tashmë mbi shqiptarin rëndon akuza e “vrasjes së mbetur në tentativë dhe keqtrajtim familjar”. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes, ndërsa 62 vjeçari ndodhet në burgun e Ivreas.



Skip to toolbar