Një 47-vjeçar është ekzekutuar pranë banesës së tij me një plumb në kokë dhe dy në trup, mbrëmjen e të mërkurës në Selenicë të Vlorës. 47-vjeçari është Nikola Ikonomi, nga Selenica, i cili edhe pse ka shkuar i gjallë në urgjencën e spitalit nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve.
47-vjeçari është gjetur nga kalimtarë të rastit dhe është dërguar me urgjencë me makinë privat në spitalin rajonal të Vlorës.
Viktima kishte tre plumba në trup, njëri prej të cilëve e ka kapur në kokë. Plaga në kokë mesa duket ka qenë fatale për 47-vjeçarin.
47-vjeçari njihej gjithashtu nga bashkëfshatarët e tij me emrin Laver Tozaj, pasi i kishte ndërruar.
Ndërkohë Policia e Vlorës është vënë në lëvizje dhe ka blinduar zonën për kapjen e autorëve të këtij ekzekutimi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë nisur edhe forcat RENEA. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes për hakmarrje për shkak të të kaluarës së viktimës, i cili dysohet të jetë përfshirë në trafik droge.