Policia e Korçës arrestoi katër të rinj, tre nga Shijaku dhe një nga Tirana. Ata kapën duke transportuar 4.5 kg lëndë narotike kanabis në qytetin e Korçës. Në pranga janë vënë shtetasit me incialet A.J., 27 vjeç, B.J., 32 vjeç, H.U., 24 vjeç të tre banues në Xhafzotaj, Shijak. Gjithashtu në pranga u vu dhe shtetasi E.T., 28 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
“Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, në mjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E.T., me të cilin këta shtetas po udhëtonin, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4,6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.