U kapën me Euro të vjedhura nga bankat europiane, lihen në arrest shtëpie 2 të arrestuarit

AKTUALITET


Gjykata e Durrësit ka vendosur masë sigurie “arrest në shtëpi” për Taulant Demerxhiun dhe Vladimir Kokomanin, të cilët u arrestuan tre ditë më parë me 80 mijë Euro të dyshimta.

Eurot ishin me bojë sigurie dhe dyshohet se ishin vjedhur në bankat europiane. Dy të arrestuarit kërkonin që ta shisnin shumë e Eurove duke e hedhur në tregun vendas.


Ata u kapën në flagrancë dhe shuma 80 mijë Euro ju gjet në makinë.




Skip to toolbar